Kuvendi konfirmoi se në arkivin e tyre është pranuar Propozimi për rikonstruimin e Qeverisë të dërguar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Kryeministri ka paraqitur propozimin për rikonstruimin e Qeverisë dhe është marrë në arkivin tonë. Në cilën ditë do të mbahet seanca, gjegjësisht kur do ta thërrasë Kryetari i Kuvendit, do të japim informacione shtesë”, thonë nga shërbimi për media parlamentar.
Ministër i propozuar për drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë është propozuar Krenar Loga.
Ministër i propozuar për drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, është propozuar z.Fatmir Mejiti.
Ministër i propozuar për drejtimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës është propozuar z.Azir Aliu.
Ministër i propozuar për drejtimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar znj. Kaja Shukova.
Tiron Jajaga është propozuar si zëvendësministër në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.
Viktorija Avramovska-Madiq është propozuar për zëvendësministre e përgjegjëse për Ministrinë e Drejtësisë.
Vjollca Berisha i është propozuar zëvendës ministres në ngarkim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.
Maja Manoleva është propozuar për zëvendësministre përgjegjëse në Ministrinë e Shëndetësisë.