UEFA 200 mijë euro për tërmetin në Turqi

UEFA dhuron donacion 200 mijë euro për forcat e shpëtimit

E gjithë bota e sportit është solidarizuar me viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë. Të shumta kanë qënë shoqatat, klubet, lojtarët dhe trajnerët që kanë dhuruar shifra të ndryshme për të prekurit. Së fundmi në listën e donatorëve ka hyrë edhe UEFA, institucioni përgjegjës për futbollin Europian.

Sipas asaj që raporton gazeta turke “Sabah”, UEFA ka dhuruar 200 mijë euro për të mbështetur ekipet e shpëtimit të angazhuara në Turqi për nxjerrjen e të mbeturve nën rrënoja pas tërmetit tragjik.

Për të rritur akoma dhe më shumë këtë donacion, UEFA së bashku me 55 shoqatat anëtare të saj do të organizojë aktivetete të ndryshme në ditët para finales së Champions League, programuar për t’u mbajtur më 10 Qershor në Stamboll.

Ndërkaq, një minutë heshtje do të mbahet para ndeshjeve të radhës në tre kompeticionet e UEFA-s, Champions League, Europa League dhe Conference League në shenjë homazhi për viktimat. Ndërkohë, në duelin e së enjtes, e vlefshme për raundin play-off të Conference League mes Trabzonspor dhe Basel, lojtarët dhe të mbajnë në krah shirita të zinj.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share