Pesë bullgarë tjerë në ”Listën e zezë” të SHBA-ve

SANKSIONE KUNDËR KORRUPSIONIT NË VENDET ANËTARE TË NATO-s DHE BE-së

SHBA-të dhe Britania e Madhe kanë publikuar sanksione për tetë politikanë bullgar që kanë shërbyer si anëtarë të parlamentit dhe kanë qenë në pozita të larta qeveritare. Njoftohet se e gjithë kjo është bërë gjatë një aksioni të koordinuar kundër korrupsionit në vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së.

SHBA-të kanë vënë edhe pesë bullgarë tjerë në listën “Magnicki” me persona të sanksionuar, kurse, sic njofton KlanM, tre prej tyre lidhen me biznesin energjetik. Në mesin e të sanksionuarve për korrupsion janë edhe ish-Ministrat Vladislav Goranov nga GERB dhe Rumen Ovçarov nga BSP, si dhe ish – Drejtori i centralit bërthamor “Kozloduj”, Aleksandar Nikolov.

Në këtë listë, sic njofton KlanM, gjendet edhe ish-Deputeti dhe udhëheqësi i lobit prorus që në Bullgari njihet si Lëvizja Kombëtare e Rusofilëve, Nikolaj Malinov.

SHBA-të thonë se personat e sanksionuar dhe firmat që lidhen me ta i takojnë një spektri të gjerë politikës bullgare dhe se kjo dëshmon rrënjët e thella të skemave dhe modeleve korruptive që duhet të çrrënjosen nga jeta shoqërore dhe politike në Bullgari.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, ata kanë vjedhur qindra milionë leva nga tatimpaguesit bullgar.

Kjo masë e SHBA-ve, sic percjell KlanM, paraqet vazhdimin e sanksioneve të mëparshme kundër Deljan Peevski, Vasil Bozhkov dhe Ilko Zheljazkov.

Sanksionet, sic njofton KlanM, nënkuptojnë ngrirjen e çdo prone në SHBA, kurse gjithashtu ndalohen të gjitha marrëveshjet me individë në SHBA dhe Britani të Madhe.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share