Ambasadori Hill: Duhet që të gjejmë mënyra për ta lënë pas të shkuarën
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror serb se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin nismën rajonale Ballkani i Hapur si dhe projektet e tjera integruese.
“Vendet e rajonit duhet që të vijojnë bashkëpunim në kuadër të Ballkanit të Hapur që për SHBA është një nismë shumë pozitive. Ne e mbështesim atë nisme si dhe projektet e tjera të integrimit rajonal. Ajo që më pëlqen me shumë, është fakti që kjo nisme është zhvilluar pikërisht ketu në Ballkanin Perendimor dhe nuk është imponuar nga jashtë”.
Hill tha se në rajon ka sfida politike për të arritur në një integrim më të plotë ekonomik, probleme të trashëguara dhe mosbesim.
“Unë do të thosha se këtu ka më shumë se ç’duhet trashëgimi historike. Duhet që të gjejmë mënyra për ta lënë pas të shkuarën. Shtetet e rajonit duhet që të shikojne nga Perëndimi. Fabrikat që po ndërtohen, duhet t’i shesin produktet dhe për këtë duhen tregje të reja. Për këtë duhen ndërtuar marrëdhënie të mira mes vendeve të rajonit dhe me mira me BE-në, që të ekzistojë një treg i përbashkët dhe i vetëm”.
Ballkani i Hapur është një nismë rajonale që nisi në vitin 2019 nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të përmirësuar lirinë e lëvizjes, mallrave dhe shërbimeve.
Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova nuk iu bashkuan kësaj nisme me pretendimin se Ballkani i Hapur nuk ka lidhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Klan News