Mediat raportojnë, Ancelotti mohon marrëveshjen me Brazilin

Media të shumta raportuan sot se Carlo Ancelotti ka arritur marrëveshje me Brazilin për tu bërë trajneri i kombëtares.

Por, Ancelotti i ka mohuar tani këto spekulime, duke e theksuar se është trajner i Real Madridit.

“Kombëtarja e Brazilit? Unë nuk di asgjë për këtë, madje nuk di as se çfarë kanë raportuar në Brazil.

Unë jam trajner i Real Madridit, kontrata ime është deri në muajin qershor të vitit 2024”, tha Ancelotti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share