Bill Gejts në lidhje me Pola Hard

Miliarderi amerikan, Bill Gejts (67) është parë me partneren e tij të re – Pola Hard, ndryshe e veja e biznesmenit Mark Hard.

Ata të dy janë fotografuar në mesin e shikuesve në finalen e tenisit për meshkuj në “Australia open” në Melburn. Kjo nuk është hera e parë Billi dhe Pola 10 vjet më e re të shihen së bashku. Duke e pasur parasysh që të dy janë adhurues të tenisiti, ata zakonisht udhëtojnë në turne dhe për herë të parë janë parë sërish bashkë në “Kupën Lejver” në Londër, Britani e Madhe, në shtator.

“Nuk është e fshehtë se Bill Gejts dhe Pola Hard janë në lidhje, por ajo akoma nuk i ka njoftuar fëmijët e tij”, deklaroi një burim për revistën “Pipëll” (People).

Gejts paraprakisht ishte i martuar me Melinda Frenç, me të cilën i ka tre fëmijë. Shkurorëzimi u finalizua në vitin 2021, pas 27 vjetësh martesë. Mark Hard, bashkëshorti i ndjerë i Polas, ndryshe ish-drejtor i “Orakël” dhe drejtues i “Hjulet-Pakard”, vdiq nga kanceri në vitin 2019 në moshën 62-vjeçare. Ai dhe Pola patën martesë 30-vjeçare dhe i kanë dy vajza. /mia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share