“ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NUK JANË OPSION”
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka takuar shefi I delegacionit të BE-së, Dejvid Gir me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Shkup. Bëhet fjalë për takim të rregullt vjetor ku kanë marë pjesë edhe Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, Zv/Kryeministrja Slavica Grkovska, Zv/Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Perspektiva evropiane e RMV-së është realitet kurse vendi mund të llogarisë në partnerët evropian dhe në mbështetjen për hapat e ardhshëm në procesin eurointegrues – sic njofton KlanM, ka qenë mesazhi që iu është dhënë diplomatëve të BE-së në vendin tonë.
“Partnerët tanë strategjik janë BE-ja dhe SHBA-të dhe do të vazhdojmë ta zhvillojmë vendin në këtë drejtim, që sjell siguri dhe jetë cilësore për qytetarët, duke u fokusuar në të gjitha reformat në pjesën e sundimit të së drejtës. Do të vazhdojmë me rrugëtimin, kurse gjatë kësaj, në mënyrë kategorike do t`i mbrojmë përcaktimet identitare dhe dinjitetin e qytetarëve” – tha Dimitar Kovaçevski.
Në këtë takim, sic percjell KlanM, komunikatën e Qeverisë, është thënë se zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion, për shkak se nuk ndërlidhen me mundësinë e progresit të vendit, por për agjenda politike që nuk janë në interesin e qytetarëve.
Gjatë diskutimit, sic njofton KlanM, është vlerësuar se janë reale kërcënimet nga nacionalizmi në rritje në vendet e Ballkanit Perëndimor, sic thuhet, për interesa personale dhe të huaja, për çka e domosdoshme është vazhdimi i zgjerimit të BE-së.