Skuadra e FC Shkupi në ndeshjen e katërt kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit vendor sot ka pësuar disfatë të thellë në përballjen me skuadrën Pakhtakor na Usbekistani me rezultatin 1-4. Autor i golit të nderit pë ekipin nga Çairi ishte Ali Adem.
Edhe në këtë ndeshje trajneri Goce Sedloski në lojë ka inkuadruar pjesën më të madhe të futbollistëve që ka në disponim.
Ekipi që nga dita e nesërme vazhdon sipas plan prgramit punën në Antalia kështu deri më 12 shkurt kur do të ktyhehen në vend pë të vazhduar faze finale të përgatitjeve deri më 19 shkurt kur fillon pjesa e dytë e kampionatit.
Shaban Sinani /KlanMacedonia/