Pamje me dron: Shkatërrim masiv pranë epiqendrës së tërmetit

Pamjet me dron të përcjella nga Reuters këtë të mërkurë tregojnë ekipet e shpëtimit duke kërkuar në rrënoja, me shpresën që mund të ketë ende njerëz gjallë. Pamjet janë filmuar pranë epiqendrës, në Kahramanmaras të Turqisë, në ditën e tretë të operacioneve të shpëtimit.

Pranë stadiumit, njerëzit qëndrojnë në radhë. Aty ndodhen të vendosura tenda për të mbijetuarit nga tërmeti.

Zyrtarisht numri i viktimave në Turqi dhe Siri është mbi 9500. Në Turqi, shumë e kaluan natën e dytë në temperatura të acarta duke fjetur në makina apo në rrugë, të mbuluar me batanije, nga frika për t’u futur brenda banesave.

Tërmeti i mëngjesit të së hënës me magnitudë 7.8 ishte më vdekjeprurësi që prej 1999-s. Disa orë më vonë, ai u pasua nga një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5, që shembi me mijëra ndërtesa të tjera përfshirë spitale, shkolla e blloqe apartamentesh. Me mijëra janë të plagosurit, ndërsa të panumërt janë ata që kanë mbetur pa shtëpi, si në Turqi ashtu edhe në veri të Sirisë./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share