Një vajzë dhjetëvjeçare sot është shpëtuar nga rrënojat, 39 orë pas tërmeteve të forta që e goditën Turqinë jugore, raportoi Anadolu.
Vajza me origjinë siriane është shpëtuar nga një ndërtesë pesëkatëshe në Hataj, një nga provincat e prekura rëndë nga tërmetet me intensitet prej 7,7 dhe 7,6 ballë.
Nëna, vëllai dhe motra e saj paraprakisht janë shpëtuar, bënë të ditur ekipet e shpëtimit nga vendi i ngjarjes.
Numri i të vdekurve në tërmetet e djeshme në Turqi u rrit në 4.544 viktima, bëri të ditur sonte një përfaqësues i Agjencisë Turke për Menaxhim me Katastrofat
Foto: Agjencia Anadollu