Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski duke folur për bisedimet për zgjerimin e koalicionit qeveritar, theksoi se grupet e punës janë duke zhvilluar negociata e ASH-në e Taravarit, por nuk tregoi se deri kur mund të ketë ndonjë rezultat final, përcjell Klan Macedonia.
“Ju e dini se ne njoftuam se pas mbledhjes së Këshillit Drejtues se është formuar ekip për negociata me parti që mund të jenë partnerë të ardhshëm për zgjerimin e kapacitetit evropian të koalicionit. Bisedime zhvillohen me ASh-në dhe e di se ka progres”, tha Kovaçevski duke mos dashur të japë detaje për çështje kadrovike.
I pyetur se çfarë do t’i ofrojë Alternativës së Afrim Gashit, që kjo të vazhdojë qëndrimin në koalicionin qeveritar, Kovaçevski theksoi se ka konsideratë të lartë për të këtë parti.
“Alternativa është partner i rëndësishëm i qeverisë. Unë kam konsideratë të lartë për të gjithë partnerët e koalicionit qeveritar. Gjatë ditës së sotme dhe nesër do të ketë takime me partinë Alternativa dhe z. Gashi dhe me kolegët e tij. Unë shpresoj se do të mund të arrihen rezultate pozitive nga ato bisedime me qëllim që të gjthë së bashku të vazhdojmë me ndërtimin e një koalicioni që qëndron pas Maqedonisë Evropiane dhe që do të sigurojë hyrje të RMV-së në BE deri në 2030-tën”, deklaroi krymeinistri Kovaçevski./KlanMacedonia