Shkupi solidarizohet me Turqinë (VIDEO)

Hapen punkte për donacione për familjet e prekura nga tërmeti

Në sheshin e Shkupit është hapur një punkt për donacione për familjet që janë prekur nga tërmeti katastrofal në Turqi dhe Siri. Qytetarë dhe kompani dhurojnë veshmbathje, ushqime, ujë dhe prodhime higjienike. Punkti do të jetë i hapur derisa ka nevojë kurse shkupjanët masivisht i janë përgjigjur ftesës për donacione, informon Klan Maqedoni.

Moblizim për ndihma po bëhet edhe në komunat tjera.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, përmes Facebookut u ka bërë thirrje punonjësve shëndetësor të kyçen në ofrimin e ndihmës mjekësore për të prekurit nga tërmeti.

”Përvoja dhe njohuria juaj në fushën e mjekësisë janë të paçmueshme dhe çdo ndihmë në kësi raste është e mirëseardhur. Ju bëj thirrje që të jemi bashkë dhe ta tregojmë solidaritetin tonë për ata që kanë më shumë nevojë” – thuhet në thirrjen e Ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share