U nisën për në Turqi ekipe të NJTKZ nga Tetova të ndihmojnë për pasojat nga tërmeti

Republika e Turqisë po ballafaqohet me një situatë emergjente për shkak të tërmetit që goditi disa qytete në juglindje të Turqisë.

Komuna e Tetovës dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në shenjë solidarizimi dhe mështetjeje me popullin turk në këto ditë të vështira dhe në nevojë për të gjetur dhe shpëtuar njerëzit e mbetur nën rrënoja si pasojë e tërmetit të djeshëm ka dërguar një grup zjarrfikësish të specializuar dhe të licencuar për fatkeqësi natyrore drejt Turqisë.

“Në shenjë solidarizimi dhe mbështetjeme, një grup prej 9 zjarfikësish të licencuar për fatkeqësi natyrore nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë sot janë janë nisur për në Juglindje të Türkiye në ndihmë të popullit turk”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Poashtu dje edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka shprehur keqardhje dhe është solidarizuar me popullin turk pas tërmetit shkatërrues që goditi në pjesë të Turqisë.

“Në këto momente të vështira solidarizohemi me popullin turk pas tërmetit shkatërrues që goditi disa qytete në juglindje të Turqisë. Ngushëllime për jetët e humbura, ndërsa të lënduarëve ju dëshirojmë shërim të shpejtë!”, ka shkruar Kasami.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share