“E GËZUAR QË ÇËSHTJA GRUEVSKI S`KA CËNUAR RAPORTET SHKUP – BUDAPEST”
Në vendin tonë qëndron Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, e cila ka zhvilluar takime dypalëshe me zyrtarë më të lartë të vendit. Në mesin e shumë temave që lidhen me marrëdhëniet Hungari – Maqedoni e Veriut, është prekur edhe azili I dhënë nga autoritetet hungareze për ish-Kryeministrin, Nikola Gruevski.
Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, është distancuar nga azili I dhënë për ish-Kryeministrin, Nikola Gruevski. E pyetur se si ka mundësi që Hungaria si vend anëtar I BE-së, t`i jep azil një personi në “listën e zezë” të SHBA-ve dhe një ish-funksionari që ndiqet për krime dhe korrupsion, duke mos dhënë një përgjigje konkrete, sic njofton KlanM, tha se gëzohet që Gruevski nuk ka cënuar rasportet Shkup – Budapest.
“Lidhur me Gruevskin është në kompetencë të gjyqësorit tonë dhe jamë e gëzuar se në suaza të vizitës sime u binda se në bashkëpunimi ynë në nivel shtetesh po zhvillohet me sukses dhe se ka bazë të mirë për të vazhduar ky bashkëpunim. Raportet mes qytetarëve nga Hungaria dhe RMV-ja janë në nivel të lartë dhe kjo nuk ndikon në cështjet kriminale” – tha Katalin Novak, presidente e Hungarisë.
Ish-Kryeministri Nikola Gruevski, sic njofton KlanM, në vitin 2018 u arratis në Hungari, ku fitoi azil politik. Maqedonia e Veriut kërkonte ekstradimin e tij për shkak të procedurave gjyqësore që zhvillohen kundër tij, por kërkesa është refuzuar.
Pesë vite ende nuk ka përgjegjësi për arratisjen e tij që ndodhi para se të futet në burg për rastin “Tanku”, respektivisht furnizimit të Mercedesit luksoz. /KlanMacedonia/