KF Shkëndija sot miqësore me Dinamo Kievin

Shkëndija sot do të zhvilloj ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadë të fazës kryesore të përgatitjeve që po zhvillohen në Antalia të Turqisë. Kuqezinjt do të testojnë formën e tyre kundër nje skuadr e gjigante siç është Dinamo e Kievit. Takimi zhvillohet në stadiumin në “Mardan Palace” në afërsi të Antalias me fillim në orën 15:00

Shkëndija pas përfundimit të fazës së parë në Tetovë, nga 25 janari qëndron në Antalia të Turqisë ku vijon fazën e dytë dhe paralel me seancat stërvitore përmes ndeshjeve kontrolluese është duke ndërtiuar formën dhe kristalizimi i formacionit ideal për gjysmësezonin pranveror.

Deri tani Shkëndija ka zhvilluar tre ndeshje kontrolluese me Voska Sport 2:2 në Tetovë dhe dy ndeshje në Antalia kundër NK Mura 1:1 dhe CSKA 1948 0:2. Ndeshjen e fundit kontrolluese ekipi kuqezi do ta zhvillon më datën 9 shkurt kundër Valmeiras, ndërsa me 10 shkurt kthehet në Tetovë, ku do të zhvilloj pjesën e fundit të përgatitjeve deri më 19 shkurt kur fillon pjesa pranverore e kampionatit.

Përgatiti: Shaban Sinani /KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share