Mbrëmjen e sotme, “Zemër Luana” nga Luana Vjollca në Tv Klan ka rezervuar mjaft emocione dhe një puntatë shumë speciale dedikuar dy prej reperëve të parë në gjithë Shqiptarinë, bëhet fjalë për Geasy dhe Mc Kreshën.
Dyshja e reperëve kanë realizuar një sfidë prindërimi, teksa dy vogëlushe i bënin pyetje. Kresha fillimisht ka treguar kuptimin e emrave të fëmijëve të tij, ku shprehet se Iza e ka zgjedhur bashkëshortja e tij dhe nënkupton në hebraisht besimin në Zot, ndërkohë që Din ka qenë emri që gjithmonë i ka pëlqyer Kreshës dhe mendonte se “kur të më falë Zoti djalë do i vendos emrin Din që nënkupton dituri por edhe në arabisht do të thotë besim, njëlloj si emri i vajzës”.
Në anën tjetër, përsa u përket pasioneve, Kresha është pyetur nëse dëshironte që djali të behej futbollist dhe ai është shprehur se do dëshironte të ndiqte ëndrrat e tij, por e nëse do të donte të bëhej futbollist kushti i vetëm do të ishte që të ndiqte dhe një fakultet. Gjithashtu Kresha ka treguar se edhe prindërit e tij kanë qenë mjek, ama Kresha zgjodhi të bëhej reper.
E veç ëndrrave të tij, Kresha ka treguar edhe disa momente interesante duke u shprehur se ndihmon bashkëshorten e tij me fëmijët dhe çdo mëngjes zgjohet që të kujdeset për Dinin, teksa bashkëshortja përgatit Izën për shkollë.
E si çdo prind edhe ai ka bërë sakrifica. Kur vajza e tij Iza ka qenë 11-muajshe është detyruar ta merrte me vete në studio pasi Erza ishte në punë dhe ai duhet të ishte në studio.
Tv Klan