Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Grand Slamit në Paris

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Paris. Ajo në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kg, e mposhti francezen Amandine Bucharsld.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria  në finale të kësaj gare,të Grand Slamit në Pariz do të përballet me xhudisten hungareze, Reka Pupp.

Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te finalja, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen Marina Diez Castello, ndërkaq në çerekfinale e mposhti mongolezen, Sosorbaram Lkhagvasuren.

Në gjysmëfinale, Distria e mposhti franceze, Amandine Buchard, kurse tani në finale do të përballet me hungareze, Reka Pupp.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share