Daçiq: Pa Washingtonin s’është e mundur zgjidhja për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, pas kthimit nga Washingtoni ka ndarë përshtypjen e tij për raportin SHBA-Serbi me publikun serb.

Ai tha se në SHBA “atmosfera dhe qëndrimi ndaj Serbisë ka ndryshuar shumë në krahasim me vitet e kaluara” dhe tha se pa marrëdhënie të mira me shtetin amerikan nuk është e mundur të arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

“Sot shihet se ka shumë më tepër mirëkuptim për pozicionin e Serbisë, për problemet dhe vizionin e Serbisë. Mund të thuhet se ne mund të ndërtojmë themelet për një partneritet strategjik”, tha Daçiq në TV Pink.

Ai shtoi se kjo është e rëndësishme sepse “është e pamundur të mendohet për mënyrën dhe mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje politike pa marrëdhënie të tilla me SHBA-në”.

Për ndryshimin e pretenduar të pozicionit amerikan dhe atij europian, Daçiq u mundua t’ia veshë presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke thënë për të se u tregua i përgjegjshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share