Taravari pret në takim ambasadoren suedeze në Shkup

Ambasadorja e Suedisë Maqedoninë e Veriut, Ami Larsson Jain ka vizituar sot kreun e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Në takim, siç thuhet në kumtesën e ASH-së, Taravari ka uruar ambasadoren suedeze për fillimin e Presidencës në BE dhe e ka falënderuar për ruajtjen e momentumit për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
“Diskutuam zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon dhe ramë dakord për nevojën për stabilitet politik në këtë vit vendimtar që duhet të kulminojë me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Diskutuam gjithashtu nevojën për të shpejtuar reformat në shtetin e së drejtës dhe në antikorrupsionin. Në këtë drejtim, programi i madh dypalësh që do të zbatohet nga ambasada suedeze është një zhvillim shumë i mirëpritur për vendin”, thonë nga ASH./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share