Futboll: Struga TL me përgatitje cilësore në Antali (VIDEO)

NEZIRI: MAKSIMALISHT DO TË JEMI TË PËRGATITUR

Pas 13 ditë përgatitje në Strugë dhe 11 ditë në Antalia të Turqisë ku ka zhvilluar katër ndeshje kontrolluese, ekipi i Struga Trim Lum të premten vijon përgatitjet sipas planit të stafit teknik që drejtohet nga Srgjan Zaharievski. Kampioni vjeshtor Struga Trim Lum të dielën kthehet në Strugë ku do të vazhdon fazën e fundit deri më 19 shkurt kur fillon stinori pranveror

Skuadra e Strugës, sot ka zhvilluar dy senaca stervitore, ndërsa të shtunën zhvillon kontrolluesen e fundit, që të dielën të kthehehn në vend për të vazhduar fazën e fundit, kur pritet të eliminohen gabimet eventuale kështur deri më 19 shkurt. Përforcimi i ekipit në merkaton dimërore mbrojtësi Mexhit Neziri në një deklarat ekskluzive për KlanMaqedoni thotë se çdo gjë është duke shkuar sipas planit.

“Faza e dytë e përgatitjeve këtu në Turqi, po shkon shumë mirë deri më tani. Mundohemi të shfrytëzojmë maksimalisht kushtet e ofruara këtu. Jemi duke zhvilluar ndeshje miqësore pothujase çdo të dytën ditë, për ti eliminuar gabimet e çfaqura deri më tani. Shpresoj se kështu do të vazhdoj deri në fund, nuk do të ketë lëndime dhe maksimalisht do të jemi të përgatitur për fillimin e kampionatit vendor” – tha Mexhit Neziri, futbollist i KF Struga TL  

Struga Trim Lum të shtunën do të zhvillon ndeshjen e pestë kontrolluese kundër ekipit Petrocub Hincesti nga Moldavia, ndërsa të dielën do të kthehehn në Strugë, ku do të vazhdojnë me fazën e fundit të përgatitjeve , më 11 shkurt zhvillojnë kontrolluesen e fundit me Voska Sport. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share