JANË KONSTATUAR PARREGULLSI NË NDARJEN E VAUÇERËVE DHE NDËRTIMEVE
Komisioni Antikorrupsion ka kërkuar që të ndiqen penalisht Drejtori I Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski dhe Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Siç njoftohet, Antikorrupsioni, kishte punuar tre vite në lëndën për ndarjen e vauçerëve për federatat sportive dhe sportistët dhe është konstatuar se sistemi ka shumë lëshime, nuk ka llogaridhënie për mjetet e ndara dhe pa mënyrë të saktësuar si dhe sa para ndahen dhe kush i ka kontrolluar harxhimet.
Për rastin me Kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, bëhet fjalë për ndërtime të jashtëligjshme në Duqanxhik, sic thonë nga Komisioni Antikorrupsion, të cilët Ganiu me vetëdije ka lejuar të legalizohen dhe tre vjet nuk ka vepruar në kërkesat e Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit dhe Antikorrupsionit, kurse në këtë periudhë investitori i panjohur ka kërkuar legalizimin, të cilit I është miratuar.