Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk sheh asnjë shans për arritjen e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë për dhënien fund luftës mes njera-tjetrës, derisa kjo e fundit të pranojë të tërhiqet nga territoret e pushtuara.
“Ukraina refuzon negociatat derisa trupat ruse të tërhiqen plotësisht nga territori ukrainas, përfshirë Krimenë, të cilën Moska e aneksoi në 2014. Në momentin që ata bëjnë të ditur se tërheqja e trupave po ndodh, rruga është e qartë për bisedimet me Ukrainën jam shumë i sigurt për këtë, por ne ende duhet të punojmë pak drejt kësaj”, tha Scholz.
Rusia është distancuar gjithashtu nga ideja e bisedimeve të paqes, pas njoftimit të Gjermanisë dhe vendeve të tjera perëndimore për furnizimin e Ukrainës me tanke luftarake.
Më tej presidenti ukrainas, Zelensky ka deklaruar se sipas tij Rusia po rigrupon trupat për tu “hakmarrë” ndaj Evropës dhe Ukrainës,
“Tani, Rusia po përqendron forcat e saj. Ne të gjithë e dimë atë. Ajo po përgatitet të përpiqet të hakmerret, jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër Evropës së lirë dhe botës së lirë”, ka thënë presidenti rus.
Këtë të premte (3 shkurt) Kievi pret një samit të profilit të lartë BE-Ukrainë.