Gjashtë fitore të vendasve dhe vetëm një e skuadrës mysafire është epilogu i shtatë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Fitore në fsekondat e fundit Lakers, që mundën Indianan me rezultat 112-111. Davis me 31 pikë e 14 kërcime dhe James me 26 pikë ishin më të mirët në fushë për kalifornianët. Milwaukee, mundi Clipperssin me rezultat 106-105, ndeshje e vendosur në fundin e saj. Ndeshje e jashtëzakonshme për Antetokounmpo, që realizoi 54 pikë e 19 kërcime
Denver konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores së thellë 134-117 ndaj kampionëve në fuqi të Golden State. 6 lojtarë të Denver realizuan mbi 17 pikë, ku u dalluan Murray me 33 pikë e Nikola Jokiq me një “triple double” (22 pikë, 14 kërcime e 16 asist). Për Warriors, Curry realizoi 28 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
Neë Orleans ka hyrë në krizë, duke pësuar humbjen e dhjetë radhazi, pasi sot u mund 111-106 nga Dallas. Për teksanët u dallua Luka Doncic me 31 pikë. Ekipi i Nju Jork, falë 30 pikëve të Barrett e 23 pikëve të Randle, mundi 106-104 Miami. Më efikas ishte Adebayo me 32 pikë. Chicago mposhti Charlotte me rezultatin 114-98.
Rezultatet e sotme
Indiana – Lakers, 111-112
Cleveland – Memphis, 128-113
Nju York – Miami, 106-104
Chicago – Charlotte, 114-98
Dallas – Nju Orleans, 111-106
Denver – Golden State, 134-117
Milwaukee – Clippers, 106-105
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/