Shqipëri, kuvendi debat për aferën “McGonigal” | Opozita bllokon foltoren, kërkon Ramën në interperlancë

Karrigia e Sali Berishës në parlament ishte bosh, por jo foltorja.

Albana Vokshi, Luciano Boci, Ervin Salianji dhe deputetë të tjerë demokratë vijuan traditën e bllokimit të seancës, në mënyrë që të realizohej  interpelanca me kryeministrin Rama për cështjen Mcgonigal.

Edi Rama mungoi në seancë, ndërsa interpelancën ia kishte deleguar Elisa Spiropalit.

Mes kaosit dhe zhurmës, mazhoranca miratoi një sërë ndryshimesh në projektligje të ndryshme.

Ndërsa demokratët gjetën metoda të reja për të shprehur revoltën e për të bllokuar seancën.

Por as Enkelejd Alibeaj, që kishte kërkuar interpelancën nuk ishte në seancë.

Në përfundim, ai tregoi se si e përkthen mungesën e kreut të qeverisë.

Ky argument u rrëzua nga kreu i grupit të PS, që sipas tij kryeministri Rama ka arsye ojektive për mungesën në seancë.

Ndërsa  Luçiano Boçi, e cilësoi  si propagandë publikimin e fotos së Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD-në e Berishës me ish-zyrtarin e Lartë të FBI-së Charles McGonigal.

Ndër të tjera, demokratët kanë mbledhur firma për të ngritur një komision hetimor për të hetuar përfshirjne  ekryeministrit Rama në cështjen e Mcgonigal, dhe garantojnë se kjo përpjekje nuk do ketë fatin e komisionit për fluturimet e kryeministrit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share