Këto pamjet të kometës C/2022 E3 (ZTF) janë regjistruar nga oborri i pasmë i shtëpisë së një vëzhguesi. George Chan filmoi kalimin e kometës së gjelbër në oborrin e shtëpisë së tij në Bramcote, Nottinghamshire.
Trupi qiellor i cili kaloi kaq pranë planetit tonë e ka origjinën në renë Oort, një grumbull trupash të akullt në kufirin e sistemit diellor dhe rrugëtimi i saj drejt Tokës zgjati 50.000 vjet.
Kometat përbëhen nga akulli e pluhuri. Teksai afrohen Diellit, akulli shkrin dhe pluhuri shpërndahet duke formuar bishtin e tyre të gjatë./tvklan.al