Parlamenti Europian voton pro heqjes së imunitetit për dy eurodeputetë të përfshirë në Katargate

Parlamenti Europian ka votuar me shumicë të thjeshtë heqjen e imuniteti të eurodeputetëve Andrea Cozzolino (NI, Itali) dhe Marc Tarabella (NI, Belgjikë), në përgjigje të një kërkese të Prokurorisë Federale Publike belge.

Në raportin e hartuar nga eurodeputetja, Manon Aubry, të votuar në seancë plenare në Bruksel, thuhet, se prokurorët belgë dyshojnë se Cozzolino është pjesë e një marrëveshjeje që përfshinte “parandalimin e miratimit të rezolutës parlamentare që mund të dëmtonte interesat e këtyre shteteve (midis të tjerash Qatar), në këmbim të shumave të parave”.

Në rastin e Tarabellës, ka dyshime se “ka marrë disa pozicione në Parlamentin Evropian në favor të një vendi të tretë në këmbim të parave të thata”.

Sipas raportuese Aubry, ndërsa hetimi ligjor në Belgjikë ndjek rrjedhën e tij, Parlamenti Evropian ende tregon rezistencë për pastrimin e rrëmujës së krijuar nga një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit që ka tronditur ndonjëherë institucionet e BE-së.

“Ne duhet të parandalojmë korrupsionin në radhë të parë dhe t’i japim fund kulturës së mosndëshkimit që lejon që këto praktika të turbullta të lulëzojnë” është shprehur Aubry. Ajo konsideron, se me gjithë përmasat e skandalit, masat e propozuara nga kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola janë vetëm një pikë në oqean. “ K

ëto masa nuk u përgjigjen kërkesave të eurodeputetëve në një rezolutë të miratuar më 15 dhjetor 2022. Bëhet fjalë për forcimin e masave të transparencës, futjen e një deklarimi të detyrueshëm të pasurisë nga eurodeputetët në fillim dhe në fund të çdo mandati për zbulimin e pasurimit të dyshimtë, pezullimin e kartave për akses ( badges) të përfaqësuesve të Katarit në Parlamenti Evropian, si dhe ngarkimin e një nënkryetari për luftimin e korrupsionit./Erisa Zykaj – Tv Klan Bruksel/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share