Turqia me tone të ashpra ndaj SHBA-së dhe Perëndimit: Po bëjnë pazare për avionët luftarakë

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu nisi një sulm ndaj vendeve perëndimore të enjten, duke folur për një “pazar” nga SHBA në lidhje me avionët F-16 dhe F-35 dhe një “luftë psikologjike” kundër Turqisë në lidhje me mbylljen e konsullatës për shkak të frikës nga sulmet terroriste.

Ministri turk tha se vendet perëndimore po bëjnë “luftë psikologjike” kundër demokracisë duke mbyllur misionet e tyre diplomatike nën pretekstin e një kërcënimi terrorist, pa dhënë asnjë provë.

“Amerika dhe Perëndimi nuk duan që ne të jemi të pavarur dhe të lirë. Ata e nisën këtë lufte psikologjike ditën që ne njoftuam se planifikonim të pranonim 60 milionë turistë dhe morëm 46 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi”, tha ministri.

Soylu shtoi se “asnjë nga vendet që deklaruan hapur mundësinë e sulmeve terroriste dhe emëruan vendndodhjet e incidenteve të tilla, nuk kontaktuan asnjë nga shërbimet turke të sigurisë”.

Në një raport ende të paqartë, ai akuzoi një “ambasador të njohur” për mbylljen e konsullatave të vendeve perëndimore nën pretekstin e pasigurisë. Duke e kthyer zjarrin kundër SHBA-së, Soylou foli për “të ashtuquajturit miq dhe aleatë të cilët po bëjnë pazare për F-16 dhe F-35.

“Me kë mendon se po tallesh? Kë do të mashtroni? Çfarë loje jeni duke luajtur?’ tha ai në një fjalim në kryeqytetin turk.

Por Soylou nuk u ndal me kaq. Më tej ai akuzoi SHBA-në se po forcon organizatat kurde dhe nuk e dëshiron pavarësinë dhe lirinë e turqve.

“Ne e dimë se cilët janë njerëzit që ushqejnë organizatat terroriste. Janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po ushqejnë PKK-PYD. Amerika dhe Perëndimi, të cilët prej vitesh furnizojnë me para, logjistikë dhe fuqi punëtore, nuk kanë hequr dorë nga ëndrra e tyre për krijimin e një shteti terrorist.

Amerika dhe Perëndimi nuk duan që ne të jemi të pavarur dhe të lirë në këtë rajon,” tha ai në një shpërthim që i bëri jehonë atyre të liderit të Partisë Nacionaliste dhe partnerit të qeverisë së Presidentit Erdogan, Devlet Bakhceli.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share