Stuhia e dëborës dhe përmbytjet godasin SHBA-në

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasoje e aksidenteve, mbi 40 milionë amerikanë janë alarmuar nga moti i keq

Një tjetër stuhi dëbore dhe rreshje të dendura shiu ka përfshirë sërish disa pjesë të SHBA-së jugore duke ndërprerë udhëtimet.

Linjat ajrore amerikane kanë anuluar më shumë se 2300 fluturime, në aeroportet në Dallas dhe Austin që janë më të prekurit. Dhjetëra përplasje makinash në rrugë u raportuan për shkak të motit të keq, duke vrarë të paktën gjashtë.

Vetëm në Teksas, më shumë se 340,000 njerëz vijojnë të jenë pa energji elektrike ndërsa disa shkolla në Teksas u mbyllën. Shërbimi Kombëtar i Motit ka bërë të ditur se stuhia do të kalojë pjesën më të madhe të shteteve jugore. Stuhia ka sjellë një përzierje të shiut dhe borës në pjesët jugore-qendrore të SHBA-së, duke u përhapur nga Tenesi në Teksas, që nga e hëna. Më shumë se 40 milionë njerëz, përfshirë Dallas, Fort Worth, Little Rock dhe Memphis janë nën alarm nga moti i keq.

Agjencia shtoi se pjesë të Teksasit, si dhe Luiziana dhe Gjeorgjia veriore mund të përjetojnë përmbytje për shkak të shiut të dendur. Ekuipazhet e urgjencës në Teksas i janë përgjigjur qindra thirrjeve për kryesisht për aksidente që në disa raste kanë rezuluar fatale. Disa departamente të policisë lokale u kanë kërkuar shoferëve që të shmangin udhëtimet deri në përmirësimin e motit. Guvernatorja e Arkansas, Sarah Huckabee Sanders shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të kushteve të motit.

Moti i ftohtë do të vijojë ku pritet që temperaturat të ulen në mënyrë ekstreme deri në minus 40 gradë Celsius në rajonet qëndrore dhe perëndimore të SHBA-së. Kjo është hera e dytë që SHBA-të goditen nga moti i keq ku në Krishtlindjet e vitit që lam pas stuhia dimërore vendosi në alarm mbi 40 milionë amerikanë ku humbën jetën 21 persona dhe mijëra të tjerë mbetën pa energji elektrike për më shumë se një javë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share