Prokurorët e akuzojnë për vrasje nga pakujdesia të Halyna Hutchins
Aktori i famshëm Alek Bollduin rrezikon një vit e gjysmë burg dhe një gjobë prej 5 mijë dollarësh për vrasjen e drejtores së fotografisë Halina Hatçins dhe plagosjen e regjisorit Xhoel Suza në Tetor 2021.
Prokurorët në Santa Fe të Shteteve të Bashkuara ngritën zyrtarisht ndaj tij akuza për “vrasje nga pakujdesia”. Nga mbi 1-vjeçare rezultoi se 64-vjeçari qëlloi padashje në sheshxhirimin e filmit “Rust” me tematikë “Uestern”, drejtoren e fotografisë.
Prokurorët arritën në përfundimin se Bollduin fliste në telefon me familjarët, teksa mësonte përdorimin e një pistolete të vërtetë. Ky fakt e shpërqëndroi dhe çoi në incidentin tragjik.
Me të njejtat akuza përballet edhe përgjegjësja e armatimit në sheshxhirim Hana Gutierrez Rid e cila sipas prokurorëve u tregua e pakujdesshme pasi nuk ushtroi fillimisht kontrollin e setit të fishekëve.
Plumbat e shkrepur nga arma e Bollduin, duhej të ishin manovër, por në të vërtetë arma ishte mbushur me fishekë realë. Ende nuk ka një datë për nisjen e procesit gjyqësor ndaj tyre.
Tv Klan