Kryetari i BDI-së, ALi Ahmeti nga takimi i sotëm në Çellopek ka leshuar një sërë mesazhesh drejt partive politike dhe qytetarëve. Ai ka bërë thirrje për krijimin e një Fronti të përbashkët për BE dhe për pajtim mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si dy popuj kryesorë në vend, përcjell KlanMacedonia.
“Kushedi sa e fortë të jetë një parti etnikisht, ky vend nuk mund të ecë përpara pa u koordinuar e harmonizuar. Sidomos, përgjegjësinë morale e kanë dy komunitetet më të mëdha, shqiptarët dhe maqedonasit. S’janl fajtorë komunitetet e vogla këtu, nëse ne nuk bëjmë politika të mençura për afrim, bashkim dhe anëtarësim aty ku e kemi vendin”, deklaroi Ahmeti./KlanMacedonia