Nominimi i befasishëm i aktores Andrea Riseborough për “Oscar”

Akademia e Filmit: Nominimi i aktores nuk anulohet

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit nuk do të revokojë nominimin e papritur për aktoren më të mirë pë performancën e Andrea Riseborough në filmin e pavarur ‘To Leslie’. Kështu tha shefi ekzekutiv pas nisjes së fushatës që u bë për të në rrjet nga kolegët.

Riseborough u nominua për “Oscar” për rolin e një nëne beqare të alkoolizuar në film , një tronditje për ekspertët që japin çmimet pasi nuk e prisnin të ishte ajo.

Nominimi i befasishëm ngjalli pyetje nëse një fushatë për Riseborough kishte shkelur rregullat e lobimit të vendosura nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Disa yje të listës A postuan komente në rrjetet sociale duke reklamuar performancën e saj.

Presidenti i Akademisë Bill Kramer tha se organizata “ka përcaktuar se aktiviteti në fjalë nuk ngrihet në nivelin që nominimi i filmit duhet të anulohet. Akademia kufizon mënyrën se si studiot mund të kontaktojnë të zgjedhurit për “Oscar”, sa shpesh dhe çfarë mund të thonë ata në çdo komunikim si pjesë e fushatave të tyre për çmimet “Oscar”. Fituesit e Academy Awards do të shpallen më 12 Mars.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share