FBI kontrollon shtëpinë e Joe Biden

Synimi, gjetja e dokumenteve të klasifikuara

Agjentë të FBI ushtruan një kontroll paraditen e së mërkurës në shtëpinë e presidentit amerikan Joe Biden në Delaëare si pjesë e një hetimi për mosdorëzimin e dokumenteve të klasifikuara.

Në një deklaratë për mediat, avokati i Biden tha se kërkimi ishte “planifikuar” dhe kishte pasur “mbështetjen e plotë” të presidentit.

Vetë FBI nuk ka bërë ende komente mbi operacionin.Për shkak se operacioni ishte konsensual, nuk u kërkua ndonjë mandat nga gjykata. Kërkimi vjen pas gjetjes më herët të dokumenteve sekrete në ish-zyrën e Biden në Uashington dhe në një tjetër banesë të tij.

Numri i saktë i të dhënave të klasifikuara të gjetura mbetet i paqartë. Vetë Biden është shprehur se nuk ishte në dijeni se dokumentet kishin mbetur ende në këto vende dhe nuk ishin dorëzuar në Arkivin Kombëtar sipas ligjit.

Për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara është hapur një hetim për ish-Presidentin Donald Trump të cilit gjithashtu iu kontrollua një nga rezidencat në Florida. Një numër i vogël dokumentesh u gjet edhe në zyrën e ish-zv.Presidentit Mike Pence.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share