SHGM-ja dënon sjelljen e këshilltarit në MASH ndaj gazetares

SHAQIRI: KA QENË KEQKUPTIM, QËLLIMI NUK KA QENË I KEQ

Shoqata e Gazetarëve të Maaqedonisë ka dënuar sjelljen e këshilltarit pranë Ministrisë së Arsimit, ku dje pas konferencës për media në Ministrinë e Arsimit, këshilltari i ministrit Shpëtim Latifi komentoi mënyrën e parashtrimit të pyetjeve .

“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë reagon kundër sjelljes së nëpunësit shtetëror ndaj gazetares. SHGM kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të kërkojë falje për incidentin dhe të ndërmarrin procedurë të brendshme për të hetuar përgjegjësinë në këtë situatë, me qëllim që mos të përsëriten sjellje të tilla apo të ngjashme në të ardhmen” – thonë nga SHGM.

E ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se ka qenë një keqkuptim.

“Unë kam komunikuar me gazetaren dhe me mediat dhe ka qenë një keqkuptim në komunikim pa asnjë qëllim tjetër. Qëllimi nuk ka qenë i keq” – tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

E këshilltari Latifi sot ishte i drojtur për të folur e ministri e inkurajoi të merr fjalën.

“Do të përgjigjësh?… Urdhëro Shpëtim se dje e morë fjalën vet. Pa merak…Unë nuk isha pjesë e konferëncës” – tha Jeton Shaqiri.

Megjithatë Latifi shkurt u përgjigj se nuk është ekspert i mediave.

“A jeni ekpert i mediave?

Jo nuk jam”.

Ndryshe sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe OSBE nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në arsim. Qëllimi është që të rinjtë të përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare, që flasin gjuhë të ndryshme të lidhen me njëri tjetrin përmes aktiviteteve brenda dhe jashta procesit arsimor.

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share