Sabitzer te Manchester United

“Djajtë e kuq” kanë huazuar nga Bayern mesfushorin austriak deri në fund të sezonit

Manchester United është përforcuar me mesfushorin Marcel Sabitzer. Austriaku është huazur deri në fund të sezonit te “Djajtë e kuq:”.

Për drejtuesit e klubit anglez, Sabitzer u gjykua si alternativa më e mirë në orët e fundit të merkatos, ndërsa në Europë ka luajtur në total 443 takime, përfshirë 54 me bavarezët që kur u transferua nga Laipcig në Gusht 2021. Me kombëtaren austriake ka qenë në fushë në 68 takime.

Këtë sezon ai ka luajtur në 15 takime, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asist. Junajid ishte në një situatë shumë të vështirë për shkak të dëmtimeve të mesfushorëve.

Një prej titullarëve të “Djajve të kuq”, Kristian Eriksen, u dëmtua në takimin e FA Cup ndaj Riding dhe pas analizave të kryera rezultoi se do të qëndrojë jashtë fushe për 3 muaj.

Donny van der Beek nuk do të jetë i disponueshëm për pjesën e mbetur të sezonit, pasi i është nënshtruar një operacioni në gju, ndërsa Scott McTominai do të qëndrojë në infermeri për dy javë për shkak të një problem muskulor.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share