Viti i ri do të nisë me një shi meteorësh, që sipas NASA-s, është “një prej më të bukurëve” në kalendarin astronomik.
Çdo vit, shiu i meteorëve Quadrantide arrin kulmin në ditët e para të Janarit duke ‘pikturuar’ një peizazh qiellor për shikuesit. Sipas “Metro”, në një natë të kthjellët çdo orë mund të shihen deri në 100 meteorë që përshkojnë qiellin.
Quadrantidet mund të shihen më së shumti nga ata që jetojnë në hemisferën veriore. Edhe pse nuk është aq i famshëm sa shiu Perseid apo Orionid, është një spektakël i mrekullueshëm për t’u parë në mbrëmjet e ftohta.
NASAa sqaron se veçantia e Quadrantideve është kulmi i saj, i cili zgjat më pak se shirat e tjerë të meteorëve.
“Pjesa më e madhe e shirave të meteorëve kanë një kulm dy-ditor që do të thotë se ka më shumë gjasa të shohësh meteorët që bien. Kulmi i Quadrantideve zgjat më pak, vetëm disa orë”, shkroi agjencia hapësinore në postimin e saj.
Këtë vit, shiu i Quadrantideve nis në natën e 3 Janarit. Orët kur mund të shihen më shumë meteorë janë rreth mesnatës së 3 Janarit e deri në agimin e datës 4./tvklan.al