Serbia ndalon drejtimin e skuterave elektrikë nën moshën 14 vjeç

Serbia ka vendosur që të marrë masa për disiplinimin eskuterëve elektrikë të cilët po shkaktojnë aksidente të njëpasnjëshme në rrugë. Skuterët elektrikë tashmë do të klasifikohen si automjete dhe ata që i drejtojnë si drejtues, të cilët nuk duhet të jenë më të vegjël se 14 vjeç.

Kjo do të thotë se ata që i drejtojnë janë shoferë, që do të thotë se do t’i nënshtrohen kontrollit, testimit, përjashtimit, ndalimit. Duke pasur parasysh se në Serbi nuk ka infrastrukturë të dedikuar për skuterat, përdoruesit e tyre mund ta përdorin trotuarin me shpejtësi të kufizuar prej vetëm pesë kilometrash në orë.

Edhe rruga do të mund të përdoret për skuterë elektrikë, por vetëm në rrugë ku shpejtësia e kufizuar nuk kalon 30 kilometrat në orë. Do të jetë detyrim i drejtuesit të skuterit që të ketë dokumentacion me të dhëna teknike për mjetin që përfshijnë fuqinë e motorit, peshën dhe shpejtësinë.

Këto masa do të ndërmerren në mënyrë që siguria e të gjithë përdoruesve të rrugës të ngrihet në nivel më të lartë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share