Pas Ronaldos klubi arab kërkon shërbimet e Sergio Ramos
Me Cristiano Ronaldon që pritet krahëhapur, në Riad po përgatitet terreni për të tjerë emra të rëndësishëm. Sipas asaj që raportojnë mediat botërore, Al Nassr kërkon që të shtojë akoma dhe më shumë emrat e luksit në skuadër dhe për këtë shkak, “tregu europian” është ai që josh më tepër.Përpos portugezit, në listën e dëshirave ka përfunduar edhe një ish-lojtar i Real Madrid.
Bëhet fjalë për Sergio Ramos. Lojtari i Paris Saint-Germain është objektivi i radhës dhe madje nga Arabia Saudite flitet për një udhëtim si nga presidenti i klubit ashtu edhe nga drejtori sportiv për të ecur përpara në projektet e shumta që kanë në mendje, duke përfshirë paraqitjen e një oferte për mbrojtësin. dhe duke u përpjekur për ta bindur atë. Idea duket se komplikuar, por te skuadra Arabe nuk përjashtohet asgjë. Ramos ka fituar një vend titullari te PSG këtë sezon, teksa kontrata me klubin francez skadon më 30 Qershor të verës së ardhshme.
Pas një viti të komplikuar nga dëmtimet, 36-vjeçari duket se ka gjetur habitatin e tij ideal përkrah yjeve në “Parkun e Princave” dhe largimi nuk mund të konsiderohet për momentin. Gjithsesi, dështimi për të fituar Champions League do e detyronte që të mendonte të tjera plane. Prioriteti momental për Al Nassr është të bëjë që Ronaldo të shkel në Riad dhe prej andej të bëhet sensacioni i futbollit botëror.
Klan News