TURQIA NUK DO TE LEJOJE ZGJERIMIN E ME 12 MILJE NE DETIN EGJE
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu kërcënoi Athinën që të nderrmarre zgjerimin e ujërave të saj territoriale me 12 milje në detin Egje. Nese kjo ndodh per Turqine kjo do te perbente kërcënim per luftë mes te dy shteteve.
Greqia pretendon se ashtu si edhe ne detin Jon ka te drejte ta nderrmarre zgjerimin me 12 milje rreth Kretes dhe ne detin Egje. Kjo vendimarrje ka sjelle reagimin e ashper te Turqise qe ka paralajmeruar nepermjet ministrit te jashtem Cavusoglu qe nese kjo ndodh do te perbente kërcënim per luftë mes te dy shteteve.
“Ka pasur artikuj në shtypin grek gjatë ditëve të fundit se do të ketë një zgjerim të ujërave territoriale në 12 milje rreth Kretës. Qëndrimi ynë është i qartë, jo 12 milje. Nuk do të lejojmë që ujërat territoriale të zgjerohen as për një milje në Egje. Vendimi i parlamentit turk nga viti 1995 për këtë çështje është i qartë dhe është ende në fuqi” – deklaroi Mevlut Cavusoglu – Ministri i jashtem i Turqisë.
Dëshiroj të paralajmëroj edhe një herë Greqinë qe te mos perfshihet ne aventura që e dine se do të kenë një fund të keq.
Deklarata e vitit e miratuar nga deputetet turq ne vitin 1995 paralajmëron se nëse Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale përtej 6 miljeve, parlamenti do t’i japë qeverisë “të gjitha kompetencat”, përfshirët ato ushtarake, për të mbrojtur interesat e Türqise. Ne replike me Cavusoglu zëdhënësi i qeverisë, Giannis Oikonomou deklaroi se Greqia nuk mund të frikësohet apo terrorizohet.
Sipas Oikonomou qeveria greke bazohet në të drejtën ndërkombëtare. Sjellja e saj nuk përcaktohet nga të tjerët në asnjë mënyrë, aq më pak kur bëhet fjalë për të drejtat tona sovrane,” tha Oikonomou, duke shtuar se “kjo strategji kërcënimesh dhe sfidash e ndjekur nga Turqia nuk çon askund. Per diplomacine greke do të ishte e dobishme që zyrtarët turq të ndaleshin në këtë dhe të mos zgjidhnin të njëjtën rrugë në vitin e ri”. /KlanMacedonia/