Viti i Ri vjen me temperatura pranverore!

FENOMENE METEREOLOGJIKE NË RMV

Gjatë periudhës së ardhshme duke llogaritur edhe natën e Vitit të Ri, si dhe javën e parë të vitit 2023, do të vazhdojë moti stabil me diell, veçanërisht në vendet më të larta dhe mallet.

Nëpër luginat e lumejve, kryesisht rrjedhës së lumit Vardar, sic percjell KlanM, do të paraqitet mjegull e dendur dhe vranësira të ndryshueshme, me cka edhe ajri do të jetë dukshëm I ndotur.

Temperaturat do të shkojnë deri në 0 gradë, kurse ato të ditës do të jenë të larta, kryesisht gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme. Tempreraturat maksimale do të shkojnë nga 10 deri 17 gradë Celsius.

Nëpër vende me mjegull dhe vranësira, sic njofton KlanM, temperaturat do të jenë më të ulëta, kurse ajri në Shkup edhe më tej do të jetë i ndotur. Temperatura maksimale në Shkup, gjatë periudhës së ardhshme do të jetë dukshëm më e ulët për dallim nga vendet më të larta malore dhe do të zbresin për disa gradë.

Metereologët, sic njofton KlanM, thonë se gjatë periudhës së ardhshme në Maqedoninë e Veriut do ta kemi fenomenin “inverzionin e temperaturës”. Ky fenomen kontribuon që në vendet më të larta dhe malore të ketë mot më të ngrohtë, kurse në vendet më të ulëta të mbretërojë mot më I ftohtë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share