Ka vdekur në moshën 24-vjeçare, Shendrit Ameti. Ai vdiq më 26 dhjetor në një aksident trafiku afër kufirit Kosovë-Serbi.
Ameti kishte ardhur për pushime, teksa në veturë kanë qenë edhe nëna dhe vëllai i tij kur një kamion ka goditur mjetin.
Të dy janë ende në rrezik për jetë. Personi që shkaktoi aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Ameti ishte pjesë e ekipit të katërt të TSV 1860 Munich.
“Lajmi për vdekjen e tij na goditi me dhimbje në klub. TSV 1860 Munich mban zi për humbjen e e tij”, thuhej ndër tjera në reagimin e klubit në faqen e tyre në Instagram.