Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është nisur drejt Rashkës afër kufirit me Kosovën. Këtë e ka njoftuar vetë ai në një postim në Instagram, përcjell Klan Maqedoni. Vuçiq shkruan se do të respektojë çdo vendim që do të marrin serbët atje, për të ruajtur, siç thotë ai, unitetin serb.
“Përsëri rrugës për në Rashkë, ku do të bisedoj me serbët nga Kosova dhe Metohia. Duke ditur se ata, deri në çlirimin përfundimtar, nuk do të kënaqen kurrë me asnjë vendim, me ndërgjegje dhe fytyrë të pastër, shkoj para tyre, i bindur se sot është një ditë e mirë për Serbinë, se kemi ruajtur paqen dhe kemi marrë garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve. Cilido qoftë vendimi i popullit tonë, unë do ta pranoj, do të jem me ta dhe do ta ruajmë unitetin serb”, ka shkruar Vuçiq./KlanMacedonia