Sulmuan policin, kallëzim penal për dy të punësuar tek “Higjiena Komunale”

Një 44 vjeçare e punësuar në NP “Higjiena Komunale” në Shkup akuzohet se ka nxitur kolegun e saj 56 vjeçar që ta sulmojë fizikisht një punonjës policie. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e ndërmarrjes në kabinën e pagesave më 6 dhjetor të këtij viti. Nga policia nuk japin detaje se cilat kanë qenë arsyet e zënkës.

“SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër I.I (56) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale ‘dhunë’ dhe ‘rrezikim të sigurisë’ dhe kundër AMB (44) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer vepra penale të ‘nxitjes’ në lidhje me veprën penale të ‘dhunës’ dhe ‘rrezikimit të sigurisë’. Me datën 06.12.2022, i pandehuri i parë i inkurajuar nga e pandehura e dytë, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor në kabinën e pagesës së Ndërmarrjes Publike ‘Higjiena Komunale’ – Shkup”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share