MPB-ja DHE MPPS-ja SHOQËRIM ME FËMIJTË E INSTITUCIONEVE PUBLIKE
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski bashkë me Ministren për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska, në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov”, me rastin e festave të fundvitit, janë shoqëruar me fëmijtë e institucioneve publike “25 Maji” dhe “11 Tetori”.
Ngjarja e sotme ishte menduar si shoqërim I përbashkët me pjesëtarët e njësive speciale policore të MPB-së, ku fëmijëve u janë prezantuar automjetet policore, pajisjet dhe aktivitetet e ditës.
Gëzimi më I madh I fëmijëve ishte momenti I aterimit të Babadimrit, nga helikopteri I Departamentit përë njësi ajrore të MPB-së, për t`u ndarë dhurata.
Përvec dhuratave për Vitin e Ri, Ministri Oliver Spasovski, për këtë ngjarje, tashmë tradicionalisht, personalisht I ka dhuruar mëditjet ditore nga udhëtimet zyrtare që janë realizuar gjatë vitit 2022 dhe Drejtorëve të institucioneve publike për përkujdesjen e fëmijëve u ka ndarë dy vauçerë, me të cilët do të blehen dy klimatizerë për nevojat e fëmijëve. /KlanMacedonia/