Grupi i të drejtave të njeriut: Kjo është një shkelje ndëkombëtare, autoritetet synojnë të përhapin frikën përmes ekzekutimeve
Të paktën 100 iranianë të arrestuar gjatë më shumë se 100 ditëve të protestave mbarëkombëtare dhe do të përballen me dënim me vdekje.
Grupi i të drejtave të njeriut në Iran ka bërë të ditur se kjo është një shkelje ndërkombëtare. Pesë nga të arrestuarit janë gra. “Duke dhënë dënime me vdekje dhe ekzekutuar disa prej tyre, tregon se autoritetet kanë një strategji për të përhapur frikën përmes ekzekutimeve, por kjo shumë shpejt do të dështojë”, bëri të ditur grupi i të drejtave në një deklaratë.
Në fillim të këtij muaji, Irani ekzekutoi dy burra në lidhje me protestat. Një 23 vjeçar u var në publik në 12 Dhjetor pasi u dënua nga një gjykatë për vrasjen e dy anëtarëve të forcave të sigurisë me thikë ndërsa një i ri tjetër u ekzekutua për plagosjen e një pjesëtari të forcave të sigurisë.
Gjyqësori ka bërë të ditur se dy nga 100 të arrestuarit që janë dënuar me vdekje për shkak të protestave u është lejuar rigjykimi. Protestat nisën në Iran në muajin Shtator pas vrasjes në paraburgim të një 22 vjeçareje të quajtur Mahsa Amini e cila u arrestua për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së vendit për gratë.
Mbi 500 protestues janë vrarë që nga fillimi i demonstratave. Të paktën 14,000 njerëz janë arrestuar që nga fillimi i trazirave mbarëkombëtare. Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me bazë në SHBA vuri në dukje në një raport se Irani kishte parë një rritje prej 88% të ekzekutimeve në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 dhe një rritje prej 8% të dënimeve me vdekje, shumica dërrmuese e tyre për vepra të ndryshme penale.
Sipas Amnesty International, Irani është i dyti vend pas Kinës që përdor dënimin me vdekje, me të paktën 314 persona të ekzekutuar në vitin 2021.
Klan News