Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pikëkalimi kufitar në Merdare është mbyllur për hyrje-dalje.
Sipas njoftimit, shkak i mbylljes është barrikada e vendosur në Serbi, rreth 2 kilometra larg kufirit, transmeton Klankosova.tv
“Deri në njoftim tjetër PPK Merdare është e mbyllur”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, një grup i serbëve kanë vendosur një barrikadë në Kurshumli, gjë që ka bërë që qarkullimi në drejtim të Kosovës të jetë i pamundur në këtë pikë.