Shkurtesa “BDI” në librin e klasës së pestë | MASH: Nuk ka vendim për tërheqje të librit

Në librin e klasës së 5 të gjuhës shqipe në njësinë mësimore për shkurtesat, përpos institucioneve ndërkombëtare, një ndër shembujt e dhënë për mësimin e shkurtesave është edhe e partisë politike BDI. Nga Mistria e arsimit përgjegjësinë për këtë ia lënë komisionit nacional të teksteve që sipas tyre sipas ligjit për tekstet për arsim fillor dhe të mesëm mund te bëhen korrigjime të teksteve, ose të tërhiqet i njëjti, por se duhet fillimisht të formohet komision, ndërsa një vendim i tillë ende nuk është sjell nga ministri Jeton Shaqiri.

“Të gjitha sfidat që janë shfaqur gjatë përgatitjes së tekstit, autorët dhe recensentët duhej t’i kapërcenin me Komisionin nacional të teksteve, i cili është përgjegjës për zbatimin e procedurës për miratimin e teksteve shkollore dhe anëtarët e të cilit në fakt votojnë për të pranuar ose refuzuar një tekst të caktuar shkollor. Në këtë rast, ata vendosën ta pranojnë tekstin shkollor me gabime”, thonë nga MASH.

Nga Aleanca për Shqiptarët kërkuan tërheqjen e menjëhershme të librit në fjalë.

“Nga ky pushtet kemi dëgjuar vetëm premtime se do të punojnë për depolitizim, ndërsa në realitet kanë bërë të kundërtën, duke futur partinë në çdo pore të arsimit. Së fundmi partia hyri edhe në libra shkollorë edhe atë në tekstet e grup moshave më të ndjeshme. BDI tanimë ka hyrë si shembull në librin e gjuhës shqipe për klasën e pestë, konkretisht në mësimin për shkurtesa ku përmenden shembuj të shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare. Ky është një keqpërdorim skandaloz i teksteve shkollore për propagandë partiake, për indoktrinim të fëmijëve ngjashëm si në kohën e komunizmit, kohën e shokut Tito e shokut Enver”, deklaroi Naim Bajrami nga ASH.

Tërheqjen e librit e kërkuan edhe nga Lëvizja Besa.

“I bëjmë thirrje ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, që menjëherë të largojë nga përdorimi këtë libër që fëmijët mos të mësojnë gjëra kaq të shpifura si rasti në fjalë. Si duket ministri i Arsimit ka keqkuptuar reformën në arsim, ai si reformë e sheh politizimin e skajshëm të arsimit duke filluar nga punësimet e deri te tekstet shkollore”, tha Faruk Avdiu nga Lëvizja Besa.

Për gabime të ngjajshme është denoncuar se ka edhe në në librin e Historisë për klasë të pestë në gjuhën maqedonase./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share