Lavrov kërcënon hapur Ukrainën për kushtet

Ultimatumi rus: Ukraina të permbushë kushtet ose ushtria do të vendosë

Pasi Presidenti Vladimir Putin tha se ishte i hapur për negociata me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se Kievi dhe Perëndimi po kërkojnë të shkatërrojnë Rusinë Sipas Lavrov Ukraina duhet të përmbushë kërkesat e Moskës dhe vullnetin e ushtrisë së saj. “Propozimet tona për çmilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga regjimi, eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Rusisë që burojnë prej andej, duke përfshirë tokat tona të reja, janë të njohura për armikun. Çështja është e thjeshtë, përmbushni kushtet për të mirën tuaj. Përndryshe, çështja do të vendoset nga ushtria ruse” u shpreh ministri i jashtëm rus.

Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë kanë hedhur poshtë ofertën e Putinit për të biseduar, me forcat e tij që godasin qytetet ukrainase me raketa dhe Moska vazhdon të kërkojë që Kievi të njohë pushtimin e tij të një të pestës së vendit.

Vetëm javën e kaluar, kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy po vizitonte Uashingtonin, Shtetet e Bashkuara njoftuan një tjetër ndihmë ushtarake prej 1.85 miliardë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë Sistemin e Mbrojtjes Ajrore Patriot, një vendim që zemëroi Moskën.

“Nuk është sekret për askënd se qëllimi strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj është të mposhtin Rusinë në fushën e betejës si një mekanizëm për dobësimin e ndjeshëm apo edhe shkatërrimin e vendit tonë”, tha Lavrov për TASS.

Lufta në Donbas mbetet e vështirë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka bërë të ditur se luftimet në rajonet lindore të Bakhmutit , Kreminës dhe zonave të tjera në Donbas po kthehen në një kërcënim për trupat ukrainase. Më shumë se 60% e infrastrukturës në qytetin Bakhmut , i cili ka qenë vendi i luftimeve intensive, është shkatërruar duke lënë gati nëntë milionë njerëz pa energji elektrike një shifër që arrin në rreth një të katërtën e popullsisë së Ukrainës.

Gjatë 24 orëve të fundit, forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet ruse në rajonin Luhansk dhe gjashtë në rajonin e Donetsk. Në video-mesazhin e tij Zelensky u shpreh se luftimet janë rritur përgjatë Bakhmut dhe Avdiivka në rajonin e Donetsk.

Ndërkaq Ukraina po synon të mbajë një samit paqeje deri në fund të Shkurtit të mbështetur nga Kombet e Bashkuara së bashku me sekretarin e saj të përgjithshëm, António Guterres, si një ndërmjetës të mundshëm. “Çdo luftë përfundon në mënyrë diplomatike. Çdo luftë përfundon si rezultat i veprimeve të ndërmarra në fushën e betejës dhe në tryezën e bisedimeve,” u shpreh Kuleba. Dmytro Kuleba ka bërë të ditur se Rusia mund të marrë pjesë vetëm nëse gjykohen krimet e luftës që kanë kryer forcat ruse gjatë 10 muaj luftime.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share