Adelina Tahiri, një nga tre finalistet e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania” në Tv Klan i ka mahnitur të gjithë me vallëzimin e saj me balerinin italian. Sapo mbaroi performancën e saj, emocionet duket se e pushtuan këngëtaren dhe nuk arriti të mbante lotët.
Alketa e ka qetësuar duke i thënë se fansat e saj të shumtë janë mobilizuar për ta votuar e më tej ka pyetur balerinin që e ka shoqëruar Adelinën në këtë rrugëtim, Filippon se si ishte të punonte me Adelinën në gjithë këtë kohë dhe ai nuk i ka kursyer fjalët më të mira.
Alketa Vejsiu: Pse po qan Adelina? Adelina Tahiri ne kemi të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, në mënyrë të veçantë, që janë mobilizuar për të të votuar sonte.
Adelina Tahiri: Vetëm dua të them faleminderit shumë, nuk kam fjalë.
Alketa Vejsiu: Filipo si ishte të punoje me Adelinën në gjithë këtë periudhë?
Filippo: Ishte e veçantë sepse Adelina është një profesioniste e vërtetë. Gjithë artin e saj e ka vendosur në dispozicion të gjithçkaje që ka bërë dhe mund të them se sonte në një moment e harrova gjatë vallëzimit që Adelina nuk është një balerinë, por një këngëtare dhe doja ti bëja komplimetnetet e mia./tvklan.al