SHANTAZHET NGA OPOZITA JANË DEKLARATA “FATKEQE”
Menjëherë pas festave të Vitit të Ri pritet të fillojë komunikim më dinamik në mes partive në pushtet dhe atyre opozitare në lidhje me ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e Bullgarëve në mesin e bashkësive në Maqedoninë e Veriut. Kushtëzimet nga opozita, me zgjedhje të parakohshme, sipas Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, janë “deklarata fatkeqe”.
Procesi për sigurimin e mbështetjes prej dy të tretave të votave në Kuvend për përfshirjen e Bullgarëve, Kroatëve dhe Malazezëve në mesin e bashkësive përbërese në Maqedoninë e Veriut do të fillojë në janar që deri në nëntor , kur pritet hapja praktike e kapitujve në negociatat me BE-në, pas skriningut, kjo çështje të mbyllet. Tregtia politike dhe kushtëzimet me zgjedhje nga ana e partive opozitare, për shefin e diplomacisë janë sjellje të “nivelit të ulët.”
“Në këtë proces nuk ka alternativë sepse është i përfshirë në procesin e negociatave me BE-në. Duhet të gjithë të jeni të vetëdijshëm se nuk është kontroverse, përpiqen që me këtë të fitojnë pikë politike. Megjithatë kjo është e qartë – për çështjen më të rëndësishme për qytetarët – Bashkimi Evropian.” – tha Bujar Osmani.
Osmani thotë se nuk ka informacione se kur nga Uashingtoni do të merret vesh çfarë gjetje dhe masa eventuale do të merren pas vizitës së organeve hetimore amerikane, në kërkim të aktorëve të korruptuar të profilit të lartë në vend.
“Nuk mund ta them kur dhe çfarë vendime do të marrë Departamenti i Shtetit, ose departamenti i tyre për financa, në raport me masat që i kanë në dispozicion. Ajo që është më e rëndësishme është se ne dëshirojmë që SHBA-të në mënyrë aktive të jenë të përfshirë në mbështetjen e institucioneve në luftën kundër korrupsionit. Kjo është kërkuar nga ne në dialogun strategjik.” – tha Bujar Osmani.
Në qoftë gjatë vitit që po kalon sipas shefit të diplomacisë më shumë është arritur në raportet e Maqedonisë së Veriut me Brukselin, me Uashingtonin dhe me Sofjen, përveç vazhdimit të këtyre marrëdhënieve edhe në vitin 2023, një nga detyrat kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme do të jetë edhe kryesimi me OSBE-në, organizata më e madhe evropiane e sigurisë. /KlanMacedonia/
PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA