Dy varka të vogla kaluan Kanalin Anglez për Krishtlindje

90 persona kaluan Kanalin Anglez me dy varka të voglat ditën e Krishtlindjes, raportoi këtë të hënë Ministria britanike e Mbrojtjes. Më shumë se 45 mijë emigrantë kanë shkuar me anë të kësaj rruge të rrezikshme nga Franca drejt Anglisë përgjatë këtij viti. Në 2021, shifra ishte më e ulët, rreth 28,500.

Më 14 Dhjetor, 4 persona humbën jetën, ndërsa 39 të tjerë u shpëtuan pasi një varkë me emigrantë hasi vështirësi në ujë.

Kryeministri britanik e ka shpallur krizën e varkave të vogla prioritet për qeverisjen e tij.

Më herët gjatë këtij muaji, ai njoftoi një gamë masash për të vënë në kontroll këtë çështje, përfshirë një staf prej 700 personash, që do të jenë pjesë e një njësie të re që do të monitorojë varkat e vogla që kalojnë nëpërmjet Kanalit. Ai po ashtu premtoi më shumë staf për të procesuar më shpejt kërkesat për azil./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share